E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku: Uji i ndotur po i bën meshkujt homoseksualë

Share

Huarmey

Duhet të ketë diçka në ujin e një qyteti në Peru- pasi kryebashkiaku thotë se ai po i kthen meshkujt në homoseksualë. Kryebashkiaku Josi Benmtez tha se në ujë është gjetur metali stroncium. Për fat të keq stronciumi redukton hormonet mashkullore dhe po rrit përqindjen e homoseksualëve. Tani jemi bërë si Tabalosos, tha kryebashkiaku i Huarmey-t.

Shkencëtarët nga ana e tyre thonë se nuk ka ndonjë studim që e lidh stronciumin me sjelljen seksuale. Ata thonë se stronciumi mund të shkaktojë kancer në kocka, anemi e komplikacione kardiovaskulare nëse është në doza vërtet shumë të mëdha.

Kryebashkiaku i qytetit Huarmey iu referua qytetit tjetër peruan, Tabalosos, ku është edhe burimi nga vjen uji. Para pak vitesh një emision televiziv pati deklaruar se në Tabalosos shumica e meshkujve janë gej. Por kryebashkiaku i Tabalosos thotë se diçka e tillë ka shkatërruar reputacionin e qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›