E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fyen e ema, vetehelmohet 15-vjecarja

Xhemil Beharaj

Tre femra kane zgjedhur rrugen e veteflijimit per te "mbyllur" hallet e tyre, por mjeket e spitalit te Lushnjes arriten te mbanin ne jete dy prej tyre. Nje 15-vjecare vdiq 20 ore pasi kishte kaperdire nje kokerr fostoksine ne kushte depresioni, ndersa policia qe hetoi rastin tha se vajza kishte pasur nje debat me te emen dhe shkaku ishte bere nje fyerje. E prekur ne seder, Shqipe Dani ishte mbyllur ne dhome, duke kaperdire preparatin kimik. Nderkohe qe, pas ketij rasti, po diten e djeshme, jane shtruar ne spital me shenja helmimi edhe dy femra te tjera te moshes 32 dhe 24 vjece. Per 20 ore me radhe, bluzat e bardha te spitalit te Lushnjes kane luftuar me vdekjen per te shpetuar tre paciente te moshave te ndryshme qe kishin pire pesticidin vdekjeprures fostoksine dhe medikamente ne sasi te medha. Nje 15 vjecare ka vdekur, ndersa dy te tjera per momentin jane jashte rrezikut per jeten. Bluzat e bardha te Repartit Patologjik te spitalit kane kryer nderhyrje te menjehershme me terapi e lavazho. Burime nga ky spital thane se rasti i pare oret e vona te mbremjes se merkure i perkiste 15-vjecares Shqipe Dani, banore e fshatit Zhame. Vajza mesohet se ishte grindur me familjaret e saj. Gjate debatit me te emen, e mitura eshte ndjere e fyer duke u mbyllur ne dhome rreth ores 18:00 dhe ne kushte te renda depresioni ka konsumuar nje kokerr fostoksine. E ema e saj ka vene re mungesen e se bijes neper shtepi dhe ka hyre ne dhome, ndersa e ka gjetur ne momente agonie. Menjehere e mitura eshte derguar drejt spitalit te qytetit, ku i eshte bere nderhyrje intensive, por pa mundur ta mbanin ne jete, pasi oret e para te mengjesit te djeshem vajza ka vdekur. Po diten e djeshme, ne spitalin e Lushnjes ka mberritur me shenja helmimi Fatmira Gega, 32 vjece, nene e dy femijeve dhe banore e nje lagjeje prane qendres se qytetit. Pas saj ne pavijon eshte derguar edhe Edlira Leka, 24 vjece, beqare. Burimet policore pohuan per gazeten se 32-vjecarja Gega kishte rreth nje muaj qe vuante nga depresioni, nderkohe qe 24-vjecarja Leka kishte pasur nje grindje ne familje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›