E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja polici-prokurori per "vetevrasjen" e Gani Kamberit

Vdekja e Gani Kamberit ka vene balle per balle, Policine e Tiranes dhe Prokurorine, ku te paret pretendojne per nje vetevrasje, nderkohe qe te dytet kembengulin per vrasje. Policia e Tiranes ka reaguar pak dite me pare ne lidhje me kete ngjarje. Per uniformat blu, vdekja e Gani Kamberit ende nuk eshte zbardhur e plote, pasi pritet raporti i Institutit te Mjekesise-Ligjore, qe nuk ka dale pas zhvarrimit te 50-vjecarit. Uniformat blu kane bere te ditur se, deri me tani dhe me zhvarrimin e bere me daten 13 maj, Gani Kamberi, qe u gjend i pajete buze nje perroi, me nje pistolete prane nente muaj me pare, eshte vetevrare dhe jo vrare. Gjithashtu, gjate ketij komunikimi nuk eshte deklaruar apo pranuar se oficeret e policise kane kryer gabime ne vendin e ngjarjes, apo se kane fshehur prova ne menyre te qellimshme, duke e paraqitur kete ngjarje, si nje vetevrasje. Nderkaq qe nga ana tjeter, prokuroria pretendon se hetimet mbi vdekjen e Gani Kamberit pritet te japin pergjigjen perfundimtare per ceshtjen aq te perfolur se ai u ekzekutua pasi denoncoi skandalin e pronave ne Kashar. Burimet shtuan se kufoma e zhvarrosur disa dite me pare me urdher te Prokurorise se Tiranes pas pretendimeve te familjareve, po i nenshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor. Grupi hetimor, krahas procedimit me deshmite per kete ngjarje, ka pritur dhe raportin e Mjekesise Ligjore. Prokuroria e Tiranes ka ngritur se fundmi hipotezen se Gani Kamberi eshte vrare, perkunder asaj te ngritur ne fillim se ai i kishte dhene fund jetes ne kushtet e nje depresioni. Shkak jane bere pozicioni i pistoletes brenda xhaketes, pozicioni i hyrjes dhe daljes se plumbit nga koka.

R.C

Familjaret: Ganiu u vra per pronat

Familjaret e te ndjerit, bashkeshortja Valbona Kamberi dhe djali, Eltoni, kane qene te paret qe kembengulen se Ganiu ishte ekzekutuar pas konflikteve per pronesi. Ata kane deshmuar ne prokurori gjate muajve nentor-dhjetor, duke ndryshuar rrjedhen e hetimeve. Nderkohe qe skandali i pronave, qe coi ne pranga edhe 10 zyrtare te komunes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›