E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e femijeve i ve zjarrin varrezave

Loja e femijeve i ve flaken varrezave te qytetit te Lushnjes. Nje zjarr i fuqishem ka rene rreth ores 14:30 te dites se djeshme ne qytet, qe per nje ore ka perfshire nje siperfaqe prej 2 ha toke te mbuluar me bar e shkurre dhe mesohet se flaket kane kercenuar varrezat e qytetit si dhe nje fabrike te prodhimit te dyshekeve. Burime te policise thane se fillimisht eshte sinjalizuar salla e komandes se mbrojtjes nga zjarri ne kete qytet. Menjehere drejt vendit te perfshire nga flaket jane nisur dy automjete. Sipas kreut te shpetimit nga zjarri, Adriatik Muhameti, mesohet se si fillim zjarri eshte pare ne nje siperfaqe me bar e shkurre ne rrugen qe te con ne varrezat e qytetit. Me pas flaket kane perparuar duke i shkuar shume prane rrethines se varrezave dhe ne mjaft vatra te vogla varrezat jane demtuar. Per mbi nje ore jane djegur plotesisht te gjitha shkurret e rruges qe te con ne varreza si dhe bari qe ndante varrin nga varri. Te alarmuar kane qene edhe punonjesit e nje fabrike qe prodhonte dysheke. Mesohet se prane kesaj fabrike zjarri ka shkuar deri ne mjediset e jashtme. Rreth ores 15:45 minuta situata eshte vene nen kontroll. Policia, e cila ka qene ne mbeshtetje te zjarrfikesve pas lokalizimit te flakeve ka nisur hetimet per te gjetur autoret. Mesohet se disa femije te moshes 10-12 vjec kane qene duke luajtur prane varrezave te qytetit dhe mendohet qe ata te kene ndezur si fillim nje zjarr te vogel, i cili me pas ka perparuar. Policia beri te ditur se jane marre per t'u pyetur femijet e dyshuar.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›