Sardi: ''X Factor'' si ëndërr

Sardi Strugaj, 17 vjeçari finalist i “X Factor”, vazhdon të prijë në votimet online. Skenën e këtij spektakli televiziz, ai e ka pare si një mundësi shumë të mirë, për të ecur përpara në rrugën e tij si këngëtar
Duke folur për mediat në Kosovë, ai ka rrëfyer ndjesinë e të qenit pjesë e “X Factor”, që për të tashmë është ëndërr e realizuar.
Sardi, si ndiheni në "X-Factor Albania 2" ?
X Factor ka qenë ëndrra ime që vitin e kaluar, ku isha protagonist në sallë cdo të dielë për të ndjekur miken time Xhesikën. Mund të them që shpesh herë e ëndërroja të ngjitesha në atë skenë dhe një veti e imja është vullneti për të arritur atë që dua. Ndihem shumë mirë dhe më duket sikur këto javë po largohen shumë shpejt, dhe nuk dua të largohem nga ky show dhe ky produksion deri në diten e fundit të tij.
Mendoni se keni rivalitet të madh në këtë kompeticion?
Absolutisht që ka konkurencë të madhe pasi kemi arritur në një pike ku askush nuk mund të thotë se kush është më i mirë dhe kush më i dobët. Të gjithë jemi konkurentë të barabarte dhe kjo shton ethet dhe frikën, sepse kurrë si dihet kush mund të largohet.
Keni parë dhe vjet "X Factor", si është këtë vit?
Vitin e kaluar e shihja me syrin e spektatorit dhe me pëlqente jashtë mase, kisha të preferuarit e mi, ndër to mund të përmend Xhesiken, Festinën, Savjanen, Kriston, Amarildon, Classic Boys si dhe Grupi X, por këtë vit e shoh me një sy tjetër, me syrin e konkurentit. Por jam i sigurt që si “X-Factor 1” ashtu edhe “X-Factor 2” ka nxjerrë talente të pelqyer në mase nga publiku shqiptar.
Keni mbështetjen e shumë të rinjve, si ndiheni?
Ndihem shum mirë sepse muzika që këndoj është një rrymë që është larguar paksa nga veshi i publikut, dhe jam i lumtur kur shoh që kam mbështetje nga rinia dhe jo vetëm. Është gjë e mirë që po pëlqehet rocku dhe shpresoj që në javët në vijim të pëlqehet akoma edhe më shumë, pasi është një rrymë që nuk vdes kurrë.
Ku e shihni veten më pas kur të përfundoni këtë kompeticion?
Si fillim më duhet të mbaroj provimet e maturës, pastaj mendoj të bëj sa më shumë investim mbi muzikën, pasi realisht është një nga gjërat më të rendësishme në jeten time, pa të cilën nuk mund të bëj dot.
Sa të famshëm ju ka bërë "X Factor"?
Më vijnë shumë mesazhe në rrjetet sociale ku marr shumë komplimente dhe përgëzime, gjithashtu edhe sygjerime dhe kritika. Ndihem i lumtur që pëlqehem dhe më ndihmon shumë të vazhdoj përpara.
Keni menduar që do arrini deri këtu ku jeni dhe të përkraheni kaq shumë?
E kam ëndërruar shumë here, dhe tani me duket vetja në ëndërr dhe jam i lumtur që përkrahem shumë nga publiku në të gjithë Shqipërinë e madhe.
E mendoni veten fitues të "X Factor"?
Duke menduar faktin që jemi të gjithë të barabartë, mendoj se çdo kush ka shpresa, dhe unë e mendoj shumë veten fitues, pasi do të mundesonte realizimin e ëndrrës time më të madhe. /Indeksonline/