E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjeta ngushëllimin

Vargje nga Arben Duka

Lehtë mund ta kuptoni,

Atë që ka ndodhur,

Saliun pushteti,

Shumë keq e ka lodhur!

Sështë ashtu si hiqet,

Një trimosh i krisur,

Po është realisht,

Krejt i çakërdisur!

Në kokën e tij,

Gjithçka është rrëmujë,

Gjerë tani ka bërë,

Veç një vrimë në ujë!

Po ai nuk zbret,

Kurrë nga ai kalë,

Veç vetes i thotë,

Të dalë ku të dalë!

Sdi të qeverisë,

Po sështë kiamet,

Ta zëmë se ka rënë,

Këtu një tërmet!

Të gjitha kusuret,

Dhe vjedhjet e shtetit,

Le tia faturojmë,

Të gjitha tërmetit!

Të gjitha disfatat,

E kësaj të gjore,

Të themi se janë,

Mynxyrë natyrore!

Këtë të mendojnë,

Që të gjithë dhe kaq,

Dhe gjithë salizinjtë,

Do shpëtojnë paq!

Shkalla e tërmetit,

Që goditi tinëz,

Mund të llogaritet,

Sa e Fokushimës!

Formulë ngushëllimi,

Sot poeti gjeti,

Çdo gjë do ta quajmë,

Si pasojë tërmeti!

Më thotë një koleg,

Le kokrrën e namit,

Sala do lërë mbrapa,

Dëmet e cunamit!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›