30 mijë për zbulimin e vrasjes së volejbollistit

Juxhin Gjuza
Policia e Durrësit ka vënë 30 mijë euro në dispozicion të informatorëve që do të japin informacion mbi autorin apo autorët e vrasjes së Juxhin Guzës, ish-volejbollistit 25 vjeçar të Teutës.
Guza u qëllua me thikë në hyrje të pallatit ku banonte, në lagien numër 5 të Durrësit, dhe pas 18 orë luftë me vdekjen në spital, ai humbi jetën. Policia e Durrësit u angazhua për ditë me radhë për motivin e vrasjes dhe identifikimin e autorëve, të cilët sipas të afërmeve kanë qenë dy persona, por deri tani nuk është hedhur dritë mbi këtë çështje.
Në këtë situatë policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e të qyfterëve për zbardhur vrasjen, ndërsa në dispozicion të informacionit ka dhënë 30 mijë euro. Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit (069 41 02 987 dhe 069 41 02 733) duke ruajtur anonimatin absolut.
Sipas të afërmeve të Guzës, të hënën e 13 shatorit pas mesnate Juxhini u qëllua në hyrje të pallatit në lagjen numër 5 në Durrës, me thikë nga disa grabitës. Nga familjarët mësohet se 25-vjeçari sapo kish marrë motrën në aeroport dhe po ngjiste valixhet në shtëpi.
Mark Brunga