E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e sheshte, ndikime pozitive ne buxhet

Si rezultat i ndikimit pozitiv qe ka dhene taksa e sheshte, te ardhurat personale arriten ne fund te nentemujorit 2009 ne 20.3 miliarde leke nga 17.6 miliarde leke te planifikuara, ose rreth 2.6 miliarde leke me shume, njoftoi Ministria e Financave. Sipas zerave te vecante; tatimi mbi pagat e sektorit jopublik, ka kontribuar ne kete rritje me rreth 5.7 pike perqindje, tatimi mbi pagat e sektorit publik me rreth 3.3 pike perqindje dhe tatimi mbi te ardhurat nga interesat me rreth 4 pike perqindje ose 37.5% rritje kundrejt 2008. Sipas Ministrise se Financave, rezultati i te ardhurave nga tatimi mbi te ardhurat personale per periudhen eshte ndikuar dhe nga tatimi prej 10% i mbajtur ne burim mbi vleren e privatizimeve si shitja e ARMO dhe OSSH, qe jane kryer ne fund te vitit 2008. Nje pjese e ketyre te ardhurave jane mbledhur ne muajt e fundit te 2008 dhe pjesa tjeter gjate 2009. Efekti mbi te ardhurat per kete vit eshte rreth 1.8 miliard leke. Rritja e te ardhurave nga kjo takse, i pastruar nga efekti i te ardhurave nga privatizimet eshte rreth 23% kundrejt te njejtes periudhe te 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›