E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri kritikon Mustafen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri konsideron se bujqësia nuk mund të zhvillohet duke ulur subvencionet.

Ai njëherit ka kritikuar kryetarin aktual të Prishtinës, Isa Mustafa për ndarjen e subvencioneve.

“Është e pa pranueshme që Komuna e Prishtinës, i ka ndarë vetëm 255 mijë euro për vitin 2013. Në vitin 2012 kjo drejtori kishte 700 mijë euro, që nënkuptojmë se Departamentit për Bujqësi u janë marr 455 mijë euro. Ndërkaq po këtë vit komuna e ka anuluar 6 projekte që i ka subvencionuar në lëmin e bujqësisë”.

Sipas tij, sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka kapacitet për të adresuar nevojën më të madhe të qytetarëve të saj e që është punësimi.

“Politikat e qëndrueshme me subvencione të sakta për tokat bujqësore që nga Tenezhdolli e deri në Bërnicë, për resurset natyrore prej Makocit e deri në Hajkobillë e Dabishec, për pjesën e fshatrave rreth liqenit të Badovcit, në mandatin e saj 4 vjeçar që në vitin e parë do të krijoj 1000 vende të reja të punës ndërkaq për gjatë gjithë mandatit 3000 vende të punës.”, ka shtuar ai.

Tahiri, është zotuar që përmes sektorit të bujqësisë të ketë angazhim për punësimin e qytetarëve në fshat dhe në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë, duke lidhur bujqit dhe fermerët me sektorët tjerë të ekonomisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›