E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Josipovic dekoroi Ambasadorin kosovar

Presidenti Kroat Josipovic e dekoroi Ambasadorin e Kosovës Valdet Sadikun me medaljen e Rendit të Dukës Branimir me fjongo.

Presidenti Josipoviç priti në një takim lamtumirës ambasadorin kosovar në Republikën e Kroacisë. Për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës, Presidenti Josipoviç e dekoroi Ambasadorin e Kosovës me medaljen e Rendit të Dukës Branimir me fjongo.

Sadiku ka shërbyer në cilësinë e Ambasadorit të Kosovës në Republikën e Kroacisë që nga viti 2009.

Sadiku për këto vite shërbimi Ambasador në Republikën e Kroacisë ka kontribuuar në vazhdimësi në ofrimin e përkrahjes për komunitetin Shqiptarë në këtë vend dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në mënyrën më dinjitoze./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›