E Diel, 1 Nëntor 2026

E veja e Bulatovicit: Vrasësi nuk është asnjëri nga të dyshuarit e grupit “Drenica”

Mira Bulatovicit, e veja e Ivan Bulatovic, i janë vënë fotografi të të dyshuarve për vrasjen e bashkëshortit të saj, në verën e viti 1998. Ajo ka identifikuar një person krejt tjetër që nuk është në mesin e 16 të dyshuarve të ‘Grupit të Drenicës’, ka thënë një burim brenda procesit, shkruan Koha Ditore.

E veja e Bulatovicit ka qenë në tren me të shoqin më 23 maj 1998, kur ishte arrestuar nga UÇK’ja në fshatin Baicë. Ata po udhëtonin nga Fushë-Kosova për në Pejë.

Për vrasjen e Bulatovic i dyshuar kryesor është Sahit Jashari, ish-Komandanti i Policisë ushtarake i cili është marrë në pyetje të mërkurën nga Prokurori që po udhëheq me hetimet ndaj tij, Maurizio Salustro.

Koha Ditore shkruan se avokati i tij, Tahir Recaj as nuk e ka pohuar e as mohuar dëshminë e Mira Bulatovicit. Derisa ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.

“Dyshimet lidhur me ato keqtrajtimet, aq më pak lidhur me vrasjen e Ivan Bulatovic nuk kanë të bëjnë me z. Sahit Jashari fare”, ka thënë Recaj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›