E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hapur ndaj propozimeve të djemve

Sapo publikon disa foto të reja, të gjithë sytë kthehen tek ajo. Eshtë nga vajzat më të bukura në historinë e reality show-t “Big Brother”, për këtë arsye nuk harrohet lehtë, edhe pse ka kaluar një vit pas mbarimit të edicionit të saj.

Françeska Jaçe vazhdon të jetë në faqet e shtypit rozë, sepse lexuesit vazhdojnë të kenë kuriozitet mbi jetën e saj. Një javë më parë ajo u fotografua nga paparacët  në shoqërinë e Anaidit, fituesit të sivjetshëm. U aludua për një afrim të mundshëm midis të dyve.

Por të vërtetën lidhur me këtë Françeska e zbulon duke thënë: "Takimi me Anaidin ishte krejt i rastësishëm. Në të vërtetë nuk është se u takova unë me të. Na prezantoi një mike e imja. "

Ajo ka mohuar se pëlqen Anaidin dhe se do lidhej me të.
"Jo, absolutisht. Nuk është fare tipi im. Veç kësaj ai tani është në kulmin e famës… Siç e dini unë e kam provuar edhe më parë një situatë të tillë, pra lidhjen me një person gjatë kohës që kishte kulmin e famës edhe pse në atë moment e kisha edhe vetë. Gjithsesi e di mirë që një lidhje dashurie me një njeri që është rrethuar nga fama e vëmendja e të gjithëve, është vështirë për të mos thënë e pamundur të funksionojë", ka thene ajo per GSh.

Tutje, duke qeshur ajo ka konfirmuar statusin e saj: "Unë nuk kam të dashur. Jam supersingle dhe shumë e hapur ndaj propozimeve të djemve." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›