Kur premton Rezi

Në punën e saj si stiliste, afatet janë shumë të rëndësishme dhe ajo di t’i respektojë edhe pse kjo i kushton orë të tëra dhe axhendë të ngjeshur, që nuk ndryshojnë as tani që është duke pritur një vëlla për Sarën.
Rezi Skifteri pëlqen punaen që bën dhe profesionin që ka:
"Ndjehem shumë e plotësuar me profesionin tim, ka qenë zgjedhja e jetës sime që në moshë të vogël, kjo ishte dhe arsyeja që e zgjodha këtë rrugë. Unë e dashuroj pa kushte profesionin, ndaj dhe më pas shpërblehem nga puna ime me rezultate pozitive."
Ajo nuk u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ka.
"Jo, jam shumë korrekte me afatet kohore, njerëzit kanë besim tek unë dhe unë nuk dua t’i zhgënjej, po thashë “po” në punën time, nuk kam më kthim prapa", thote ajo per mediat shqiptare, duke shtuar:
"Unë preferoj të tregohem e sinqertë me njerëzit që në fillim, u pëlqen apo jo atyre, është më mirë që kartat të jenë të hapura, mendimi im! Gënjeshtra të bardha kanë ndodhur shumë, shumë rrallë, por jo në profesion dhe mund të kenë shërbyer për të mos lënduar dikë tjetër." /Indeksonline/