E Diel, 1 Nëntor 2026

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në juglindje

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në juglindje.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në male në juglindje ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 15m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›