Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd.
Policia njoftoi se “rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/m.q/a.f/