E Diel, 1 Nëntor 2026

E infiltruara Enxhi verën e shkuar në kopertinë me Arjonin e “Big Brother”



Kur ajo doli në kopertinën e revistës “AS “së bashku me Arjonin ishte pothuajse e panjohur për publikun shqiptar. Me një karrierë si modele, drejtuesit e revistës menduan që Arjoni në kopertinë të ishte së bashku me një vajzë modele dhe zgjodhën pikërisht Enxhin. Kështu fotoja bëhej më intriguese pasi menjëherë lindën komentet se çfarë mund ta ketë Arjonin atë vajzë me të cilën kishte pozuar në kopertinë. Tashmë edhe Enxhi u bë e njohur falë “Big Brother 3”, sidomos vëmendja mbi të është akoma më e madhe po të kemi parasysh misionin që i ka caktuar vëllai i madh. Të gjithë e kemi ndjekur se sa e zonja po tregohet Enxhi në krijimin e polemikave brenda shtëpisë duke nxjerrë në një farë mënyre natyrën e vërtetë të banorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›