Koço Devole dështon me projektin e tij për të hyrë në stafin e “Fiks fare”
Aktori dhe regjisori i njohur i humorit Koço Devole, nuk ka mundur dot të depërtojë në programacionin e televizionit “Top Channel”, pikërisht për të qenë pjesë e stafit të emisionit të përnatshëm “Fiks Fare”. Devole, edhe për shkak të miqësisë me drejtorin Filip çakuli të këtij program, kishte më se dy muaj që shihej në redaksinë e këtij emisioni. Drejtuesit e televizionit i kishin kërkuar të paraqiste një projekt, për të cilin pasi e depozitoi mori përgjigje negative, pasi nuk i ishte miratuar. Pas rikthimit të tij të përkohshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton dhe familja e tij prej vitit 1997, aktori i njohur i karrierës humoristike kishte menduar të mos e linte profesionin e tij, duke u përfshirë më projekte të tilla televizive në Shqipëri. Pas lirimit të tij nga paraburgimi në Itali, u rikthye për të vazhduar jetën e tij profesionale të lidhur ngushtë me humorin. Regjisor dhe skenarist ne TVSH-së, ai ishte autor i i shfaqjes së Vitit të Ri 2010, në këtë ekran. Në karrierën e tij ai është autor dhe interpretues në shumë spektakle televizive dhe filma humoristikë. Ai ishte në stafin e aktorëve në spektaklin “Portokalli” pikërisht në edicionin e dytë, ku u kthye si autor dhe aktor në rolin e Doktor Aristidhit, një personazh që ishte i ndërtuar nëpërmjet bashkëbisedimit telefonik me personazhe të ndryshme. Në edicionin e tretë e kemi njohur në rolin e Aishes bashkë me Agron Llakaj në dyshen “Dy Plakat” dhe të personazhit të Sovjetit, një barist 60-vjeçar, tirons-pijanec dhe llafazan. Nuk dihet se çfarë plani tjetër do të bëjë Koço Devole pas kthimit të tij nga Amerika, ku ka shkuar të takojë familjarët e tij.