E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkim maksimal uji në portat e Drinit

Ohër, 30 janar, NOA - Portat e shkarkimit të
Liqenit të Ohrit në Drinin e Zi, dita-ditës po e rrisin kapacitetin e
shkarkimit, duke filluar që nga data 19 janar. Gati çdo ditë, po zgjerohet porta e
shkarkimit, që nënkupton edhe rritjen e sasisë së ujit që shkarkohet e derdhet
ne Drinin e Zi, që aktualisht është mjaft i rrëpishëm dhe shton sasinë e ujit
në akumulimet në Glloboçicë, Shpile, e natyrisht edhe në akumulimet në liqejt
akumulues të Fierzës, Komanit dhe të Vaut të Dejës në Shqipëri.

Sa i përket nivelit të Liqenit të Ohrit dhe
sasisë së ujërave që derdhen në liqen, nuk tejkalon kuotat maksimale, por është
në një nivel mesatar me një tolerancë dhe variabilitet të theksuar. Sipas
vlerësimeve, kuota aktuale në Liqenin e Ohrit sillet rreth 693.50 m lartësi
mbidetare. Mirëpo, frika nga akumulimi më i mad hi sasisë së ujit në Liqenin
e Ohrit është nga reshjet e fundit dhe sjelljet nga ujëmbledhësit tjerë që
derdhen në Liqen.

Pamjet e sotme në portat e shkarkimit të
Liqenit të Ohrit në lumen Drini i Zi, nuk janë vërejtur deri më tani, gjatë
kësaj periudhe, e sidomos nga ditët kur zonat e nënshkodrës u përfshinë nga
përmbytjet e mëdha, që sipas ekepertëve, nuk kanë ndodhur me këto përmasa që
nga viti 1962. Megjithate, shkarkimi momental në Drinin e Zi është maksimal dhe
mund të arrijë sasinë prej mbi 60 metra kub për sekondë.

NOA-INA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›