E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultat befasues

31/01/10 01:00

Banorët janë bërë grupe grupe e nëpër duar mbajnë gotat me verë të cilat i fituan pas lojës së kryer gjatë spektaklit. Rezultati i nominimeve duket sikur i kanë bërë banorët të mendojnë gjatë se përse mes të nominuarve është dhe Graciela me Bertinën e jo Pamela për të cilën shumë kishin thënë se do nominohej. Jetmiri mendon se plani paraprak është cuar deri në fund dhe të paktën për veten e vet betohet, por Graciela shprehet se të gjithë po betohen, ndërkohë që llogaritë nuk i dalin ashtu dhe se mes grupimit, dikush ka bërë hile. Banorët e tjerë përpiqen që të qetësojnë dy vajzat e nominuara, të cilat fillimisht e përjetuan disi keq, Bertina shumë e mërzitur dhe Graciela duke qarë, ndërsa Valentina duket më e qetë nga të gjitha. Ato premtojnë se nuk do ta vrasin mendjen më për këtë gjë. Për të gjithë banorët tani filloi loja e vërtetë dhe me më shumë vëstirësi se në fillim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›