E Shtunë, 31 Tetor 2026

E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH

Share

Sot hap siparin Festivali i 50 i këngës në RTSH. Ka kohë që ky festival nuk është veprimtaria më e rëndësishme muzikore e vitit në TV, por vijon sidoqoftë të ketë një nënfish të asaj magjisë inerciale të njëherë e një kohe. Këtë radhë është dhe numri 50 që e ka bërë kureshtare si ngjarje, gjë që duket dhe tek një interes më i madh i krijuesve, këngëtarëve, etj (festivale të tillë me numër të rrumbullakosur përmenden më shumë në histori). Madje, u fol ca kohë se në themel të prishjes së Adi Krastës me Top-channel-in ish dëshira e të parit për të prezantuar të 50-in festival në RTSH.

Ky festival është imitim i Sanremo-s italiane. Por ka një gjë që nga Sanremo nuk u mor asnjëherë. Atje, ka një prezantues të vetëm, zgjedhja e të cilit shndërrohet në një ngjarje nacionale, dhe është ky që zgjedh bashkëpunëtorët e vet, përfshirë një a dy prezenca skenike dekorative (velina, aktore të bukura, komikë, etj), dhe ky prezantues/e ka kompetenca të forta në drejtimin e gjithë aktivitetit (që nga zgjedhja e këngëve, e të ftuarve, etj). Ky prezantues zgjidhet ndër ata që kanë shkëlqyer gjatë vitit në fushën e show-t televiziv.

Ndërsa festivalin tonë të 50 të këngës në RTSH do ta drejtojnë një aktor (Kreshnik Xhelilaj), i cili ka një marrëdhënie zero me televizionin e me skenën e show-t, një prezantuese e programeve sportive, dhe një vajzë që ka fituar konkursin e bukurisë Miss Albania në vitin 1995, por që sot merret me shitje fustanesh të nusërisë.

respublica.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›