E keqkuptuan Sulltanin
Sulltanati i Omanit vazhdon të mbetet në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës si vendi i 75’të me radhë që ka njohur pavarësinë.
Por, njohja nga ky shtet aziatik nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht se një letër që kishin dërguar autoritetet e atjeshme në Prishtinë ishte interpretuar si njohje.
Kosova tani ka 80 njohje e jo 81 siç është thënë deri më tani.
Çështja e njohjes ose jo nga Sulltanati i Omanit është ngritur të premten në gazetën beogradase “Blic”, e cila duke u thirrur në zyrtarë anonimë të Qeverisë serbe, ka njoftuar se delegacioni i Omanit që ka qëndruar në Beograd si pjesëmarrës në Samitin e të Painkuadruarve ka njoftuar se ky shtet nuk e ka njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Një gjë të tillë zyrtarët serbë e kanë thënë edhe për shtetin e Guinea Bissau, e cila ka njohur Kosovën në janar të vitit 2011.
“ Vuk Jeremic i ka thënë shefit të delegacionit të Omanit se është i zhgënjyer për shkak të vendimit të këtij shteti për ta njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse kishte marrë një premtim më herët se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Bashkëbiseduesi i tij është habitur, duke e siguruar ministrin se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Guinea Bissau ka hyrë në procesin e njohjes, por deputetët janë revoltuar, kështu që procedura është ndalur”, ka shkruar “Blic”.
Kjo gazetë po ashtu ka shkruar se edhe dy shtete tjera që nuk i ka emëruar kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjeve, derisa në një vend tjetër janë duke u kryer hetime ndaj një zyrtari të lartë i cili, siç shkruan Blic, ka marrë para për njohje nga një biznesmen kosovar që të shtyjë një vendim të tillë.
Këto njoftime kanë nxitur reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila ka thënë se bëhet fjalë për propagandë të Beogradit.
Ata kanë reaguar sidomos ndaj njoftimeve për “tërheqje” të njohjeve, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
MPJ përmes një njoftimi ka rikujtuar komunikimin që pala kosovare ka pasur me këto dy shtete.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...