E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja në eurozonë do të jetë vetëm 1,6 për qind

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 22:13

Banka Qendrore Evropiane (ECB) të enjten ka ulur vlerësimin e rritjes ekonomike në eurozonë, duke pasur parasysh zhvillimin e mëhershëm negativ të ekonomisë dhe disponimin në tregun financiar.

Sipas vlerësimit të ECB-së, rritja në eurozonë këtë vit do të jetë 1,6 për qind, derisa në qershor vlerësimi ka qenë 1,9 për qind.

ECB ka vlerësuar se rritja në vitin e ardhshëm do të jetë më e ulët se sa që ishte parashikuar në qershor- 1,3 dhe jo 1,7 për qind.

Pritet që edhe inflacioni të mbetet në vlerësimin e mëhershëm- këtë vit në 2,6, ndërsa vitin e ardhshëm në 1,7 për qind.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›