Kelmendi e dinte datën
Nuk ishte i vetmi Hashim Thaçi që e dinte datën se kur do të shpallej pavarësia e Kosovës dhe bënte përgatitje si të shënohej kjo ditë. Edhe dikush tjetër e kishte këtë informacion dhe, për më tepër, e dinte se çfarë do të ndodhte një ditë pasi Kosova të bëhej shtet.
Pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, ishte i zgjedhuri i Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe Qeverisë së Kosovës, bashkë me disa biznese tjera, të përgatiste tregun e Kosovës për embargon ekonomike që do ta aplikonte Serbia.
Kelmendi rrëfen për Express se çfarë ndodhi në atë kohë, pas publikimit të këtij informacioni nga WikiLeaks në një letër konfidenciale të dërguar në Washington nga ish ambasadorja Tina Kaidanow, nëntë ditë para shpalljes së pavarësisë.
Në këtë letër, Kaidanow tregon se “Elkos Group” mund të furnizojë tregun e Kosovës nga stoqet e veta për 30 ditët e ardhshme dhe të evitojë ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. E në rast se përkeqësohet situata, Zyra Amerikane kishte kërkuar nga kolegët në Komisionin Evropian të reagojnë në rast emergjence brenda 72 orëve.
Kelmendi tregon se për këtë ishin në dijeni edhe bizneset në Serbi, me të cilat bashkëpunonte.
“Bashkë me bizneset ndërkombëtare që operojnë në Serbi kam hapur degë të kompanisë në Mal të Zi dhe Maqedoni, në mënyrë që të mund t’i rieksportoj produktet me origjinë nga Serbia për në Kosovë”, thotë Kelmendi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...