E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forca e Shqiponjës

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë më simbol luanin. Shqiponja e rrëzoi atë nga froni. Regjimentet e batalionet e FSK’së tash do të identifikohen nga insekte, shpezë e makineri. Për stemat e reja të FSK’së u vendos pa kurrfarë konkursi. gjithçka u krye në bashkëpunim me KFOR’in. Nga Nexhmije Ahmeti më 09 shtator 2011 në ora 08:04

Forcën e Sigurisë së Kosovës e kanë pushtuar shpezët dhe insektet. Për më keq, aty nuk do të jetë luani i kërleshur që do t’i mbrojë.

E mira në krejt këtë situatë është se bëhet fjalë vetëm për stemat e FSK-së.

Ato tashmë janë ndryshuar. Kështu, luani me ngjyrë të gjelbër e të verdhë, me yllin gjashtë cepash anash, simbol i kësaj force, pati jetë të shkurtër. Luani që rri vetëm në dy këmbë, nuk do të jetë simbol në uniformat e ushtarëve të FSK-së dhe ministrisë së saj. Ai do të zëvendësohet nga shqiponja, edhe kjo me një kokë të bardhë, çfarë mund të gjenden vetëm në stemat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Koka dhe gjysma e krahëve të shpendit krenar, tash e tutje do të jetë simboli kryesor i kësaj force.

Luani nuk doli të jetë aq i fortë sa dukej. Me kërkesën e Agim Çekut, ministrit të FSK-së dhe nënshkrimin e një dekreti të Presidentes Atifete Jahjaga, luani, mbreti i kafshëve, u rrëzua nga froni. Atë tash e zëvendëson mbretëresha e shpezëve-shqiponja.

Por në ndryshimet e stemave të ministrisë dhe vetë FSK-së nuk ka vetëm shqiponja. Simbolet e brigadave të FSK-së janë zëvendësuar edhe me simbole insektesh e kafshësh të tjera si flutur, merimangë, ujk, pëllumb, ketër apo bletë.

Krejt kjo do të ishte në rregull, sikur për këtë çështje të dihej më parë se do të ndodhte, por ndryshimi i stemave të batalioneve të FSK-së dhe vetë kësaj force u bë publik me një njoftim të thjeshtë, pa pasur më parë asnjë konkurs të hapur publik.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›