E Diel, 1 Nëntor 2026

Anulimi i takimit Obama - Putin, ngjarje dramatike

Anulimi i takimit Obama – Putin nga ana e amerikanëve është një çështje e madhe, vlerësoi analistja politike ruse Maria Lipman. Gjatë intervistës me agjencinë e lajmeve Reuters, Lipman e komentoi vendimin e Shtëpisë së Bardhë që Obama, ndonëse do të marrë pjesë në takimin e 20 vendeve industriale në të zhvilluara të botës në Shën Petersburg, nuk do të takohet veç e veç me presidentin rus Putin.

“Kjo është një lëvizje dramatike dhe, sipas mediave amerikane, asnjë anulim i tillë nuk ka ndodhur me dekada në SHBA. Në anën tjetër, anën ruse apo më mirë të them pala sovjetike, Nikita Hrushçov e kishte anuluar takimin me presidentin amerikan Dwight Eisenhower, kur aeroplani me të cilin udhëtonte një spiun amerikan ishte rrëzuar në territorin sovjetik në vitin 1960. Pra, kjo vërtetë është e paprecedent dhe shumë dramatike”, vlerësoi Lipman.

Si transmeton Rel, analistja ruse që punon për Carnegie Endowment for International Peace, gjithashtu ka vlerësuar se Putin asnjëherë nuk do ta ekstradojë ish kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, pasi ky i fundit zbuloi programet e vëzhgimit të internetit dhe telefonatave nga amerikanët.

“Unë mendoj që Putin nuk do ta ekstradojë Snowdenin. Ai ka qenë bindës në qëndrimin e tij prej lideri se nuk dorëzohet para presionit amerikan, dhe që nuk bën lëshime për SHBA-në, që mban qëndrim se të tjerët mund të përulën para Amerikës, por jo unë. Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për të”, vlerësoi analistja ruse./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›