E Shtunë, 31 Tetor 2026

E la Arsenalin veç për Barçën

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka zbuluar se do të qëndronte gjatë tërë karrierës në Arsenal, nëse katalunasit nuk do të trokisnin në dyert e tij.

25 vjeçari ishte lindur në Kataluni dhe ishte rritur si futbollist aty, për të nënshkruar me akademinë e klubit kur ishte 10 vjeç, në vitin 1997.

Mirëpo, hapat më të mëdhenj të karrierës i bëri në Angli, ku ishte transferuar në vitin 2003 te Arsenali.

Aty ishte bërë kapiten në vitin 2008. Mirëpo, ai u rikthye në La Liga në vitin 2011 për një shumë që kalon 30 milionë euro.

Ai kishte aq shumë respekt për menaxherin Arsene Wenger, por edhe për klubin anglez, sa që thotë se nuk do ta ndërronte Londrën kurrë për ndonjë ekip tjetër.

“Ishte ëndërr imja të luaja në Barcelonë, por nuk isha keq në Arsenal. Madje, po jetoja diku ku për mua ishte qyteti më i bukur në botë. Isha në një ekip të jashtëzakonshëm me një trajner të shkëlqyeshëm dhe tifozë që i adhuroja. Nuk ishte çështje jetë apo vdekjeje. Nëse Barça nuk do më kërkonte, do ta luaja pjesën tjetër të karrierës në Arsenal. Kjo ishte e qartë. Paraja ishte gjëja e fundit për të cilën kam menduar”, deklaroi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›