E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli ia prish punët Francës me Japoninë

Për francezët humbja nga Japonia ditë më parë në një ndeshje miqësore nuk ishte aspak e lehtë.

Por, këto ditë ka ndodhur diçka e paimagjinueshme, që ka bërë të fillojë kriza diplomatike ndërmjet Francës dhe Japonisë, pas fitores së shënuar nga ‘Samurai’ me rezultat 1:0.

Faji është i gazetarit të France 2, Laurent Ruquier, i cili duke dashur ta lëvdojë portierin e përfaqësueses japoneze, Eiji Kawashima, protagonist i ndeshjes, e ka paraqitur përmes një montazhi me katër duar, duke atribuuar në mrekullinë gjenetike të ‘efektit Fukushima’.

Në Japoni pas këtij rasti është çuar pluhur i madh. Osamu Fujimura, zëvendëskryeministër, nuk e ka pritur aspak mirë këtë fotografi të montuar.

“Është vërtet e papranueshme dhe pa kuptim. E kemi shprehur pakënaqësinë tonë dhe një protestë formale ndaj France 2. Ky montazh i ka ofenduar njerëzit e goditur nga fatkeqësia”, ka thënë ai.

Në këtë rast ka ndërhyrë edhe ministri i sportit, Makiko Tanaka. “E tërë kjo ka të bëjë me mungesë sensibilizimi. Shumë njerëz janë goditur nga fatkeqësia, nuk e di se çka ka për të qeshur dhe bërë shaka këtu”, tha ai.

Te japonezët plaga është ende e hapur. Gjatë marsit, një termet kishte shkaktuar cunamin, që kishte pasuar me eksplodime në centralin nuklear të Fukushimas. Nga kjo tragjedi kishin humbur jetën 18 mijë njerëz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›