E Shtunë, 31 Tetor 2026

E “egra” Jessie J

Këngëtarja Jessie j është në përgatitje të albumit të saj të dytë dhe një nga këngët për të cilën ajo ka zbuluar edhe emrin është, “Wild” që do ta sjellë në bashkëpunim me Big Sean dhe Dizzee Rascal.

“Oh është një çmenduri e vërtetë kur ti thërret emrin tim. Kur mendoj për këtë gjë, unë thjesht çmendem”, janë disa nga vargje ekësaj këngë të cilat ajo i ka zbuluar për fansat e saj.

Jessie ka tash e disa muaj që është duke punuar intensivisht në albumin e saj të dytë ndërkaq, në të njëjtën kohë është edhe e angazhuar si anëtare e jurisë në garën për talent në muzikë, ‘The Voice’ në Angli./Iindeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›