E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber është idiot

Jon Bon Jovi ka paralajmëruar Justin Bieber-in duke thënë që të tregojë më shumë respekt ndaj fansave të tij.

Vokalisti i grupit Bon Jovi komentoi vonesat e 19-vjeçarit nëpër koncerte duke thënë që “nëse e lë publikun të presë, atëherë je idiot”.

“Cdo brez ka tipa që e bëjnë këtë punë (paraqitjen me vonesë në koncerte). Është mungesë respekti ndaj publikut që punon për të blerë biletën dhe që të jep 2 ose 3 orë nga koha e tij ose 80 minuta në rastin e këtij djalit”, theksoi 51-vjeçari për ‘London Evening Standard’, sipas TCH.

“Nëse e bën një herë, fansat të falin. Nëse e bën disa herë, turp të kesh! Publiku nuk do të të dojë më sepse po tregohesh idiot”, shtoi Bon Jovi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›