E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendes: “Jam vajzë, përtej vajze”

Eva Mendes insiston që ajo është “vajzë përtej vajze” – pavarësisht që ajo luan edhe në filma ku luajnë edhe djem të bukur.

Aktorja – e cila luan edhe në filma aksion dhe seksi si “2 Fast 2 Furious” dhe “Ghost Rider” – ka thënë se në jetën e saj të vërtetë është shumë feministe.

“Vazhdimisht shoqërohem me djem në klub, por nuk ankohem, sepse nëse me njihni mirë si person unë jam një vajzë përtej vajze”, tha ajo.

“Nuk jam vajzë lazdrake, por jam vajzë përtej vajze. Me pëlqen të punoj, të bashkëpunoj me gratë me të cilat krijoj lidhje të veçantë, kam lidhje me disa gra që kanë ndikim në jetën time personale, madje me disa që i kam shoqe që nga mosha 12 vjeçare, përfshirë këtu motrat e mija dhe nënën time”.

“Zakonisht shoqërohem me djem në klub, mirëpo gjithmonë dëshiroj të kem gra afër. Dikush mund të më pyes pse shoqërohem kaq pak me gra dhe unë mund t’i them se zakonisht punoj me burra! Kështu në fund kam mundësi që të punoj me gra për të bërë ndryshime”, ka thënë aktorja, e cila u shpall si aktorja më seksi për momentin në Hollywood.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›