E lindur gjashte vjet para shtetit shqiptar
shte 105-vjece dhe ka nje kujtese ende solide ku ka te fiksuara fort ngjarjet me emocionuese te jetes se saj djegien e Ishmit nga serbet ne kohen kur kishte hyre qeveria e Ismail Qemalit si dhe vajzen femijen e saj te pare te cilen e ka lindur pas 5 vjet martese dhe qe i ka vdekur me pas.
Ishte e bukur si drita do ti thote kujtdo qe e pyet per te. Mban mend gjithashtu madje edhe mund ti kendoje me nje ze te ulet kenget lirike te dasmave te Ishmit ku ka kenduar thuajse ne te gjitha se bashku me kunaten e vet.
shte mjaft komunikuese. Te pret me fjale te embla miresjellje dhe megjithese ka kapercyer shekullin si moshe nuk perton te te percjelle per te te respektuar. Kur e pyet se kur ka lindur dhe se cfare mban mend nga femijeria e saj Lule Dilja thote se kur ka hyre qeveria e Ismail Qemalit ajo ishte 6-vjece.
Vajza e saj thote se ne pasaporten e leshuar ne vitin 1961-in eshte shenuar viti 1910 por ne pasaporten e leshuar ne kohen e Zogut ishte datuar si ditelindje vitit 1908 ndersa realisht ajo ka lindur ne vitin 1906-en. Pra eshte 105-vjece.
Pasaporta e re
Ne pasaporten me nr.053151 te leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te qytetit te Durresit dhe te firmosur nga nepunesja e Gjendjes Civile te asaj periudhe Pranvera Reka jane shkruar keto te dhena
Emri Lule
Mbiemri Dija
Emri i Babes Lam
Emri i Nenes Xhixhe
Datelindja 7 shtator 1910
Vendlindja Kapidanaj Durres
Kujtimet e Lules
Kujtimet e 105-vjecares vijne nga honi i thelle i moshes ne zgafellat e fillimshekullit te kaluar me nderprerje por me fjale te artikuluara mire dhe mjaft te sakta fillimisht. Kur kujton femijet e saj atehere shpreh nje drite mjegullore qe i lulezon ne shpirt dhe me pas pasi i rikthehet kujtesa e vdekjes dhe mbase skenat makabre te varrimit te tyre qe si shpreh per te mos e renduar veten.
Kujtesa e saj provon rotacionin e te gjitha stineve ne pak sekonda fillon me nje ndricim pranveror per tiu rikthyer ngricave te kujteses dhe pasi sillet drejt casteve me pikante qe i kane lene gjurme biseda e saj shtrohet ashtu sic shtrohej edhe lumi i Ishmit pas vershimeve te ujerave te turbullta.
Ky vershim te cilin e ka vrojtuar ne ditet e veta te rinise sidomos edhe ne stinet e pranveres ka lene gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e 105-vjecares dhe kujton se ka lindur ne pranvere dhe prandaj i kane dhene emrin Lule. Kur hesht gjate bisedes kjo ndodh se fluksi i kujtimeve nuk respekton radhen dhe atehere ajo perpiqet pasi ka ndaluar te flase qe ti zgjedhe si tespihet e qelibarta... Kujtesa e saj me pas rrjedh lirshem...
Ajo fillon te flase Kam qene 6-vjece. Kam ike ne Kruje kur na ka ra serbi. Po 6-vjece isha kur ka ardh Ismail Qemali dhe u dogj Ishmi. I gjithe populli iku. Kishte qene dite zie. Baba mblodhi plackat dhe na mori me kale u nisem per ne Borizane afer Krujes. Kur kemi qene ne Thumane serbi hyni ne Ishem dhe pame flaken te shperthente mbi shpijat... Jam martue 18-vjece. Burri im ka qene Ismail Dija. E kam shkue mire me te. Nuk jemi zene kurre.
105-vjecarja kur sjell ndermend te shoqin kujton me shqetesim edhe faktin se ai ishte i semure Ka qene i semure. I mirrej fryma ne mengjes. I merrte qete dhe shkonte ne pyll. Ajo kujton edhe nenen e saj qe i ngiste qete ne are por thote se ajo vete nuk dinte per me i nga.
Lulja kujton dhe femijen e pare qe i ka lindur pas 5 vjetesh martese. Nje vajze - kujton ajo - vajza e pare e bukur sa ska. Vdiq 5-vjece.
Nje cun me vdiq i vogel... Gjate gjithe bisedes ajo i rikthehet dhimbjes per humbjen e vajzes se pare. Per te lindur e kishin cuar kujton ajo ne nje vend te mire ne kishen e Shenavlashit. Me coi vjehrra -thote ajo megjithese kishte ne fis 5 dajat hoxhallare. Kur ajo u kishte thene se do ta conte nusen atje ata i kishin thene se ...eshte vend i mire nuk eshte vend i keq. Me pas kujton se ne Shenavlash i kishin hedhur uje te mire. Pastaj linda.
Linda nje goce te bukur shume qe vdiq 5-vjece. Nje djale me vdiq nje vjet e gjysme. Ajo thote se vete ka gezuar shendet te mire dhe se nuk ishte shtruar kurre ne spital. Vetem nje here qe kishte kaluar te ftohur por nuk ishte shtruar sipas saj pasi per kete kishte pasur asistencen e dajallareve hoxhallar
Martesa
Lule Dija kujton edhe kohen kur eshte martuar. Ajo sjell ndermend se ate dite ne fshatin e saj kane ardhur tre nuse. Kur jam martuar jane martue 3 nuse ne nje dite. Ato te tjerat ishin shume te bukura kurse une isha kercu i zi... I kishin thene shoket Ismailit se a ta nderrojme nusen te gjejme nje tjeter - kujton ajo humorin e te shoqit - por ai u kishte thene se nuk e nderronte me asnje.
Ato te dyja - thote me pas Dija - linden ne krye te vitit ndersa mua me coi vjehrra ne Shenavlash dhe pas kesaj linda edhe une. Ajo kujton se e ka shkuar shume mire me vjehrren Edhe pse une isha me e zeze brune vjehrra me donte me shume nga te gjitha. Nga martesa e saj kane lindur tete femije pese jetojne ndersa tre i kane vdekur. Ajo i kujton vazhdimisht dhe thote se tashti une jetoj me te kaluarit sepse i kam harrue te gjallet...
Mbesa kujton
Per 105-vjecaren Lule Dija kujdeset mbesa e vet Hatixhe Xhafa. Ajo thote se stergjyshja e saj ka qene si te thuash mamia e fshatit. Ajo sipas saj ka asistuar ne te gjitha lindjet e fshatit madje grate nuk pranonin tjeter njeri vec asaj. Pervec ketij privilegji mjaft te nderuar per periudhen ajo thote se Lulja ishte nje kengetare mjaft e spikatur qe me gjithe njeren prej kunatave te veta hapte te gjitha dasmat e fshatit. Ishte njeriu qe i percillte nuset qe nga ardhja ne shtepite e reja deri ne lindjet e tyre.
E njihte i gjithe Ishmi -kujton ajo - dhe e respektonte shume. Edhe sot eshte nje plake e mrekullueshme. Pas cdo sherbimi qe i bej ajo vetem mermerit falenderime. Nuk di te merzitet kurre.
Vajza Behija
Vajza e vet Behija ish-mesuesja 67-vjecare tashme pensioniste thote se cdo nene eshte e mrekullueshme per femijet e vet por se ajo gjithmone ka menduar se nena e saj ishte me e mira ne bote. Ka qene nje njeri i vecante e kujdesshme dhe mjaft gojembel. Nuk i ka ndare kurre femijet nga njeri-tjetri edhe pse kushtet ekonomike kane qene mjaft modeste si ne Ishem ashtu edhe kur kane ardhur ne fillim te viteve 60 ne Durres.
Ajo me gjithe te shoqin kane qene shembull harmonie te cilen na e dhane edhe ne femijet e tyre. Punonte ne fabriken e bukes si transportuese bukesh te pjekura me karroce dhe qe e stivonte prodhimin ne raftet e posacme. Emri i saj ishte gjithnje ne tabelat e emulacionit te asaj periudhe si punonjese e dalluar. E bija emocionohet dhe i mbushen syte me lot...
Kjo ishte historia e shkurter e Lule Dijes vajzes qe lindi ne fillim te shekullit te shkuar ne nje dite pranvere dhe qe pati nje lulezim te gjate...