E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i parave bankat do skanojne klientetPastrimi i parave bankat do skanojne klientet

TIRAN- Klientet e bankave notereve avokateve apo edhe ata qe kane te bejne me hipotekat doganat apo tatimet do te duhet te tregohen me te durueshem ne rastet kur bashke me identitetin e tyre ti kerkohen informacione edhe mbi persona te tjere. Krahas procedurave rutine te identifikimit te klienteve tashme institucione te caktuara por edhe subjekte private do te duhet te bejne nje skanim te plote te klienteve te tyre nese kane lidhje me terrorizmin apo pastrimin e parave perndryshe rrezikojne gjoba te majme.


Ndryshimet e propozuara se fundmi nga qeveria ne ligjin Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit te cilat pritet te shqyrtohen sot ne Komisionin e Ekonomise parashikojne nje mori procedurash te tjera qe duhet te ndiqen nga subjektet e mesiperme ne marredhenie me klientet e tyre.


Keshtu per shembull nese dikush kryen nje transferte bankare punonjesi i bankes do te duhet qe krahas identifikimit te tij te marre informacion ne lidhje me personin te cilit i behet transferta apo edhe lidhjeve qe ai mund te kete me individe apo subjekte qe kryejne aktivitet te dyshimte.


E njejta gje do te vleje edhe ne rastet kur dikush noterizon blerjen apo shitjen e nje pronesi edhe ne rastet kur kryhen veprime ne zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Bashke me identifikimin e personit qe ka perballe noteri do te duhet te ndermarre hetimin e lidhjeve qe ai ka me te tretet nese ata kane te bejne me terrorizmin apo pastrimin e parave.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›