E Diel, 1 Nëntor 2026

E luftojnë në Forum

Procesi zgjedhor në Forumin Rinor të LDK’së po shfrytëzohet për t’i goditur njerëzit e Ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Njëri nga ta, Kryetari i deritashëm i Forumit, Xhafer Tahiri, nuk arriti të zgjidhet as delegat i Degës së Vushtrrisë.

Ish-këshilltari i Fatmir Sejdiut, Xhafer Tahiri rrezikon të mbetet jashtë procesit zgjedhor të Forumin Rinor të LDK’së.

Kryetari aktual i të rinjve nuk ka arritur të bëhet as delegat i Degës prej nga vjen - asaj të Vushtrrisë.

Kjo e ka shtyrë atë që ta quajë të paligjshëm këtë kuvend.

Në një bisedë për Express, Tahiri nuk ka treguar se cilat janë arsyet pse ka kërkuar anulimin e Kuvendit, duke thënë se kjo është çështje e brendshme e LDK’së.

“Në fakt, Kuvendi i Degës në Vushtrri është vendosur të përsëritet nga Kryesia e Forumit të Rinisë, për shkak të disa parregullsive që kanë ndodhur gjatë organizimit të tij. Kështu që është një diskutim i brendshëm në LDK. Pasi të shqyrtohet në detaje do të vendoset të përsëritet Kuvendi në Vushtrri”, ka thënë Tahiri, për Express.

Sipas zyrtarëve të LDK’së, në Kuvendin e Vushtrrisë dyshohet se është bërë falsifikim i nënshkrimeve të delegatëve për të mos e propozuar Tahirin për delegat në Qendër.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›