E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviq: Kërkesat e serbëve të veriut "jorealiste"

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq u ka thënë

opozitarëve në Serbi dhe atyre në veriun e Kosovës, se kërkesat e tyre “jorealiste” do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë, lidhur më barrikadat në veri.

Kryenegociatori serb tha për të përditshmen serbe, "Veçernje Novosti", që "rezultati më i keq" për Serbinë dhe serbët e Kosovës, është nëse përfaqësuesit e katër komunave serbe në veri të Kosovës "nuk u binden vendimeve politike të Beogradit".

Serbët e Kosovës kanë ngritur 16 barrikada në veriun e Kosovës në rrugët që çojnë në kufirin me Serbinë, për të parandaluar zyrtarët shqiptarë të Kosovës të dërgojnë punonjësit e doganave në vendkalimet kufitare.

Stefanoviq i tha gazetës se përçarjet e mëtejshme në veri të Kosovës do të jenë vetëm në favor të Prishtinës dhe do të përplasin kërkesat "jorealiste" të opozitës serbe për të ndërprerë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Bisedimet janë jetike për Beogradin për të siguruar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE gjatë këtij viti. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›