E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lumtur me rrethin e saj

Nuk ishte përmbajtur nga emocionet pasi që kishte mundur shumë këngëtarë të tjerë me nam dhe ia ka plasur së qari nga gëzimi që kishte triumfuar atë natë.
Ajo është nga Gjilani, por shumë shpesh i bie të udhëtojë në Shqipëri, pasi që është shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore atje. Këtë udhëtim ajo e shfrytëzon të bëjë plazh dhe të kënaqet me jetën e natës.
Ajo këto ditë është duk u përgatitur për videoklipin e saj të ardhshëm të cilin mezi pret ta editojë. Linda për Erxpress Rozë tregon se është shumë e dashuruar në të fejuarin e saj, por nuk janë duke menduar njëherë për njëherë për martesë, sepse janë duke e shijuar lidhjen e tyre në këtë mënyrë.

Rozë:Çfarë jeni duke bërë këto ditë të nxehta vere?
Halimi: Jam duke u marrë me projekte të reja. Videoklipi i këngës “Kur një ditë të kthehesh ti" është gati dhe mezi po pres ta përfundoj.
Gjithashtu jam duke punuar në një projekt te ri, për të cilin do doja ta bëja të ditur pasi të mbaroj gjithçka. Dhe gjithashtu jam e angazhuar nëpër mbrëmje të ndryshme në Shqipëri etj.

Rozë: A keni planifikuar diçka për pushim?
Halimi:Unë pasi që jam e angazhuar në Shqipëri për muzikë live, e shfrytëzoj rastin që të dal ndonjë ditë në plazh.
Por, që të shkoj tamam të pushoj me ditë, nuk më premton koha, kështu që po më duhet të shijoj copë-copë kënaqësinë e plazhit.

Rozë:Kur keni kënduar për herë të parë ?
Halimi: Kur kam qenë 7 vjeç , kam qenë në klasë të parë kur kam kënduar një këngë për ditën e shkollës.

Rozë: Cili zhanër i muzikës ju pëlqen më shumë ?
Halimi: Blues, Soul, Gospel, Pop .

Rozë: A jeni duke punuar në ndonjë këngë të re verore?
Halimi: Unë këngën e re e kam lansuar duet me Remzie Osmanin, por pa klip , klipi do i punohet shpejt. Është pritur shumë mirë dhe kam marrë komente shumë të mira në lidhje me këngën.Gjithashtu tani që e përmenda më lart po lansoj se shpejti klipin "Kur një ditë të kthehesh ti”.

Rozë: Ku e gjen gjithë këtë frymëzim dhe energji për muzikë?
Halimi: Nga vetë jeta.Ndihem e lumtur me rrethin tim dhe ndihem e lumtur që jam unë.

Rozë: Si jeni ndjerë kur keni kënduar këngën e Nexhmije Pagarushës në Video Fest ? A ka qenë e vështirë të këndohet kënga e saj ?
Halimi: E vështirë vokalisht nuk ka qenë, pasi që mua më pëlqejnë këngët në të cilat mund të shtrihet zëri. Dhe vërtet ka qenë një privilegj që më është besuar një detyrë e tillë në mesin e shumë këngëtareve pjesëmarrës atë natë jam ndjerë si një “DIVA e muzikës” dhe i falënderoj shumë stafin organizues të Videofestit për nderin e dhënë. Dhe gjithashtu të madhen Pagarusha, që ka krijuar një këngë të tillë dhe më ka dhënë mundësinë të kënaqem duke e performuar. Edhe Florent Boshnjakut një falënderim të madh për punën e mrekullueshme që ka bërë në realizimin e versionit tim të kësaj kënge.

Rozë: Ju jeni e fejuar, a do të ketë martesë këtë vit ?
Halimi: Po, jam e fejuar. Jemi fejuar 2 vite me parë dhe jam shumë e lumtur që fejesa na shkon për mrekulli, saqë nuk kemi menduar akoma për diçka më shumë
Jam e lumtur kështu siç jam, nuk do të thotë që martesa nuk është në plan, por njëherë kemi angazhime të tjera dhe po ia kalojmë mirë pranë njeri-tjetrit kështu si jemi.

Rozë: Cila ka qenë dhurata më e mirë që e keni marrë nga i fejuari?
Halimi: Më bën dhurata shpesh. Por, dhurata që do veçoja më së shumti do të ishte unaza e kurorëzimit të dashurisë sonë (dmth fejesës) dhe një mini laptop që më ka dhuruar. Kanë qenë surprizat më të bukura që kam marrë nga ai..I adhuroj dhe lulet, e që ai m'i dhuron shpesh në shenjë dashurie dhe respekti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›