E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajax përforcon sulmin

Ajax është duke menduar ta përforcojë fazën ofanzive me dy sulmues. Ekipi holandez pritet ta transferojë egjiptianin Mido dhe sulmuesin e AZ Alkmaar, Mounir El Hamdaoui.

E përditshmja holandeze, De Telegraaf raporton se Mido do t’i bashkohet Ajaxit si lojtar i lirë, pas eksperiencës që pati në Middlesbrough.

Egjiptiani në Amsterdam Arena do ta takojë ish trajnerin e tij tek Tottenham, Martin Jol. Mido kishte luajtur te Ajax në periudhën 2001-2003.

Kurse, për përfaqësuesin maroken, Ajax do të shpenzojë 5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›