Bayern e refuzoi 8 herë Diegon

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Christian Nerlinger i ka thënë tabloidit gjerman Bild se Diego i ishte ofruar klubit Bavarez 8 herë.
“Diego? Na ofruan tetë herë. Çdo ditë më thërrisnin menaxherët për të na ofruar Diegon e Juventusit. Të gjithë mendojnë se ne duhet të jemi me fat për këtë. Por, ne kemi dy futbollistë në këtë pozitë. Aty kemi Thomas Mueller e Toni Kroos. Nuk ka nevojë të lëvizim në këtë aspekt”, tha Nerlinger.