E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta, bashkohen në një parti Gjinushi, Milo dhe Koçi

Sot Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë 91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, për strukturimin e forcës më të re politike.

Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV91. Sot në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi, – thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së Majtës.

Në deklaratë theksohet se takimi u përqendrua në projektin politik të disa partive të majta për t`u bashkuar në veprimin e tyre elektoral, organizativ e politik. PDS, PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike.

Duke e konsideruar Aleancën për të Ardhmen si të paaftë për të qenë produktive në nismat zgjedhore që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, deklarata e përbashkët thekson se Koalicioni i drejtuar nga PS ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik.

Sipas deklaratës bashkimi i PSD, PDS, PSV e partive të tjera të gatshme për t`u bashkuar, do të sjellë një realitet të ri në strategjinë dhe taktikat politike të së majtës për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›