E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Raportet BE-Kosovë, pengesë 5 vendet e unionit

Austria, si dhe shtetet e tjera të BE-së, janë të interesuara për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Jugperëndimor. Ka qënë ky premtimi i dhënë nga kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Austrisë, Barbara Prammer, gjatë takimit të mbajtur me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se pengesë serioze e bashkëpunimit të gjithanshëm të Kosovës me BE-në, është mosnjohja nga pesë vende të këtij unioni.

Prammer i ka thënë më tej  kryeparlamentarit Krasniqi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha drejtimet, veçanërisht në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese në BE.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›