E majta evropiane, bllokuese në reformat për daljen nga kriza planetare
Ndërsa pritet takimi mes Merkel dhe Sarkozy, që do të zhvillohet të martën në Paris, pikërisht nga Parisi vijnë lajme nga zyra e statistikave franceze Insee, sipas së cilës rritja ekonomike franceze në tremujorin e dytë është zero krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti. Tregues ky që ekonomia franceze ka mbetur aty ku ishte edhe pse sipas shifrave të Bankës së Francës, Gdp në tremestrin e dytë është në rritje me 0,2%. Gjithnjë për trimestrin e dytë të këtij viti është ulur ndjeshëm edhe Gdp e shtetit fqinj të Greqisë. Për periudhën mars-qershor të këtij viti Gdp e vendit fqinj ka një ulje prej 6,9% krahasuar me të me atë të vitit 2010, kur rezultonte një ulje prej 5,1%. Kriza planetare duket se ka vënë në lëvizje edhe Italinë. Në fjalën e tij presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Silvio Berlusconi, pasi ka nënvizuar këtë fakt ka shtuar se: “jemi duke vepruar sipas drejtimit të Bankës qëndrore europiane” e cila duhet “të justifikojë përpara vendeve të tjera europiane shpenzimet e parave publike” të nevojshme për të ndihmuar Italinë. Sidoqoftë manovra ekonomike është aprovuar në unanimitet të plotë dje nga Këshilli i Ministrave dhe Silvio Berlusconi ka shtuar se: “kjo është një sfidë planetare që ka goditur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që po shndërron edhe raportet mes shteteve të ndryshme” duke vazhduar se “jemi zemërthyer por gjithsesi të kënaqur”. Edhe për ministrin e ekonomisë së Italisë, Tremonti, ka qenë një ditë e gjatë pune por që ka mbaruar me sukses. Sidoqoftë manovra e aprovuar do të sjellë një barazim të bilancit të Italisë në vitin 2013. Padyshim edhe Italia ndodhet përpara një krize planetare.Vetë ministry Tremonti e nënvizon këtë në fjalët e tij “Nëse ka një rast nevoje dhe me urgjencë është pikërisht kyi, gjithsesi është një emergjencë e përcaktuar nga jashtë dhe kjo është një ndërhyrje pa shumë alternativa”. Gjithsesi reformat që duhet të ndërmarrë Italia kanë të bëjnë me liberalizimin e privatizimeve në mënyrë që të japin një shtysë ekonomisë italiane. Manovra do të sjellë pothuajse 6 miliardë euro të cilat do të arrijnë nëpërmjet shkurtimeve nëpër ministri, do të ketë edhe një reduktim për institucionet lokale, do të ndërhyhet tek cigaret, në lojërat e ndryshme të fatit dhe do të merren masa për evazionin fiskal ndërsa sektorët që nuk do të preken do të jenë shëndetësia, arsimi, kërkimi shkencor dhe kultura. Gjithsesi për Silvio Berluskonin manovra është një tekst i hapur që ndoshta mund të ketë nevojë për ndonjë përmirësim duke nënvizuar se “përballë emergjencës kombëtare opozita ka dëshmuar se është e përgjegjshme”. Por teksti i kësaj manovre ka patur edhe vështirësitë e veta dhe siç thekson edhe ministri i zhvillimit ekonomik Paolo Romani, për të arritur deri këtu, pra për të aprovuar dekretin kundër krizës, është dashur takimi mes Berlusconit dhe Umberto Bossit. Flitet se ka qenë një diskutim dinamik që ka zgjatur gjatë gjithë natës për të vazhduar edhe të nesërmen ku kanë marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë Tremonti por edhe përfaqësues të partive të tyre dhe se lideri i Lidhjes së Veriut është shprehur se “derisa nuk ka ndonjë me grushtin më të fortë se timin askush nuk do të prekë pensionet”. Gjithsesi kjo manovër është arritur në një konsensus të plotë padyshim duke respektuar çdo vendim të partive të koalicionit të djathtë. Dikush nga e majta nuk ka vonuar të shtojë se tek shumica e djathtë ka probleme duke shtuar se ndoshta i gjithë koalicioni ka probleme të mëdha. Dikush tjetër nënvizon se partia e presidentit të Këshillit të ministrave Silvio Berlusconi ka shumë rezerva kundrejt ministrit të ekonomisë Tremontit. I të njëjtës linjë është edhe Pierluixhi Bersani, i cili arrin deri aty sa të thotë se e djathta kërkon të luajë me Italinë ndërsa Presidenti i të majtës Niki Vendola shkon më tej duke e konsideruar manovrën si “Një akt lufte kundër Italisë” duke shtuar - “ se duhet një përgjigje e forte”.Si për të kundërshtuar gjithçka të tillë, tre ministrat e Lidhjes së Veriut janë shprehur se janë të kënaqur me manovrën dhe se sipas tyre gjithçka tani është në rregull madje edhe vetë Antonio di Pietro është shprehur se do t’i përmbahemi rrugës që na tregon Bashkimi Europian dhe se është dakort me zvogëlimin e poltronave të ndryshme që fillojnë nga këshilltarët rajonalë duke çmuar në të njëjtën kohë edhe vendosjen e taksës së solidaritetit.
...