E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta feste ne nje dite por te ndare te varrezat Qamil Xhani

Dy forcat kryesore te majta Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim kane festuar ne te njejten dite festen e Clirimit por jo ne te njejten ceremoni. Qendrimet per qeverisjen dhe aleanca e LSI-se me PD-ne kane bere qe ceremoniali i vendosjes se kurorave me lule ne monumentin Nene Shqiperi te zhvillohej ne ore te ndryshme dhe jashte cdo kontakti mes dy forcave qe kane te njejten vleresim per daten e clirimit te vendit. Fillimisht ka qene kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ai qe ka bere homazhe dje ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Me pas rreth ores 1030 minuta kryetari i PS-se Edi Rama i shoqeruar nga kreu i Asamblese Kombetare te PS Gramoz Ruci dhe anetare te Kryesise se kesaj partie kane bere homazhe te Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Ne fjalen e tij para mediave Rama solli ne vemendje te opinionit domethenien e kesaj dite historike. Por festen e Clirimit te vendit Rama e ka lidhur dhe me situaten aktuale ne vend. Bashke me urimet per kete feste ai u shpreh se vendi ndodhet ne nje krize te thelle ndersa shtoi se integrimi i vendit ne familjen evropiane eshte dhe realizimi i aspirates se heronjve te vendit. Le te shpresojme se e nesermja do te sjelle shumecka ka mbetur parealizuar nga endrra dhe aspiratat e atyre qe prehen ketu ne kete Varreze te Deshmoreve te Kombit ne nje Shqiperi qe sot gjendet ne nje krize te thelle dhe qe eshte refuzuar nga Bashkimi Evropian per te vazhduar rrugen e integrimit duke marre statusin e kandidatit dhe duke hapur negociatat per anetaresimin e plote ne familjen evropiane-tha Rama. Ne fjalen e tij kreu i PS-se ka kujtuar jo vetem heronjte e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare por edhe policet e rene ne krye te detyres. Ai u shpreh se eshte detyrimi i brezit te sotem qe ta coje perpara endrren per tu integruar ne BE. Deshiroj te kujtoj se ne kete varreze prehen edhe Deshmore te Kombit te cilet jane vrare ne krye te detyres me uniformen e Policise se Shtetit dhe per ata ashtu si per te gjithe deshmoret detyrimi yne eshte i madh detyrimi i shoqerise sone eshte i madh te gjithe se bashku duhet ti cojme perpara punet e ketij vendi-tha Rama. Ndersa per kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta festa e Clirimit te vendit merr nje simbolike te vecante ne momentin qe shqiptaret jane te lire te levizin pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Eshte nje dite e cila perkon me nje dimension te ri te lirise se te gjithe qytetareve tane qe eshte pikerisht Shqiperia pa viza sepse ata qe luftua per clirimin e vendit nga okupatoret nazifashiste natyrisht qe luftuan per ti dhene vendit lirine qe meritonte por per tu dhene edhe qytetareve shqiptare lirine qe ata meritonin- tha Meta ne fjalen e tij. Kreu i LSI-se u shpreh se ne kete 29 Nentor liria e shqiptareve eshte ne nje nivel me te larte.

Meta
Ne kete 29 Nentor liria e shqiptareve eshte ne nje nivel me te larte se asnjehere tjeter dhe besojme se ne kete rruge qytetaret e Shqiperise jo vetem do te arrijne te persosin me tej lirine e tyre por njekohesisht duke kujtuar gjithnje sakrificat e atyre qe dhane jeten per clirimin e vendit dhe duke shprehur mirenjohjen ndaj vepres se tyre do te punojme te gjithe se bashku per nje Shqiperi te vertete evropiane-tha dje Meta.

Mungojne aleatet e Rames Gjinushi dhe Milo te Deshmoret e Kombit
Nuk ka qene vetem festa e vecuar mes PS dhe LSI ajo qe ra ne sy ne homazhet e djeshme ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Ne ceremonine e organizuar nga Partia Socialiste munguan dhe nje pjese e aleateve te Opozites se Bashkuar. Ne krah te lidereve te PS-se kane qene te pranishem vetem kreu i PSV 91 Petro Koci dhe kryetari i ri i Levizjes G99 Ervin Mete. Nderkohe kreu i Partise Social Demokrate Skender Gjinushi dhe kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo nuk kane qene te pranishem gjate ceremonive. Mungesa e kreut te PDS-se ka ardhur si pasoje e angazhimeve te tij ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›