Olldashi PS parti biznes ndertimi Rozeta Rapushi
Kritika te ashpra ndaj sjelljes se Partise Socialiste dhe opozites gjate gjashte viteve te mazhorances se djathte. Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi tha dje nga qyteti i Gramshit se opozita aktuale ne keto vite qe mazhoranca e djathte eshte ne pushtet nuk ka dhene alternativa zhvillimi por as ne rrugen e integrimit te vendit. Perkundrazi eshte perpjekur kunder ketyre zhvillimeve. Teper kritik Olldashi tha se PS ne vend te punes per te miren e vendit eshte marre me shnderrimin e deputeteve te saj ne biznesmene ndertimi. Si mund ti besohet nje force politike qe konsiderohet cdo dite e me shume nje perfaqesuese e interesave te ngushta te individeve qe e perbejne Na mbiu ne Partine Socialiste Fidel Ylli dhe ai nuk ka kohe te qaje hallet e socialisteve ka hallet e pallateve te tij. Challe do ti qaje selise roze Valentina Leskaj Ne nje kohe qe te vetmin kontakt qe ka me zyrtaret e ketij shteti e ka per punen e djemve te saj akuzoi Olldashi. Jashte sulmeve te ministrit demokrat nuk mbeti as nje prej deputeteve me te reja te selise roze Shega Ligori. Sipas Olldashit as Shega Ligori nuk ka kohe pasi dhe ajo ka filluar te merret me ndertime se fundmi ne Tirane. Ndaj ministri nga qyteti i Gramshit theksoi faktin se opozita aktuale nuk ka alternativa zhvillimi ne te mire te vendit dhe te popullit dhe ne keto gjashte vjet qeverisje nuk eshte pare asnje kontribut i opozites ne arritjet e vendit. Te dyja palet ndertojne ne te vertete. Edhe ne ndertojme edhe socialistet ndertojne por ne po ndertojme Shqiperine ata po ndertojne pallatet e tyre. Kjo eshte diferenca themelore qe kemi ne me ta-theksoi Olldashi. Ministri kritikoi opoziten per mungesen dhe bojkotin e saj total ne procesin e liberalizimit te vizave. Nje arritje e madhe dhe historike per shqiptaret e cila do te hyje ne fuqi se shpejti. Mazhoranca madje jo pak here e ka akuzuar te majten ne opozite se eshte munduar qe te pengoje procesin e liberalizimit te vizave per ta shtyre ate akoma me shume ne dem te shqiptareve. Por qe sipas mazhorances nuk mundi tia dale pavaresisht perpjekjeve te bera. Nga ana tjeter nga ky qytet ministri Olldashi garantoi qytetaret e Gramshit se rruga drejt Elbasanit nuk do te ndryshoje gjurme por do te rikonstruktohet vetem per te arritur parametrat maksimale te infrastruktures evropiane. Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Olldashi gjithashtu ka theksuar edhe idene per nisjen e arterieve te tjera rrugore drejt qytetit te Corovodes dhe Korces duke krijuar keshtu nje Unaze te Madhe ne dalje te qytetit te Gramshit.