E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta franceze sfidon Marine Le Penin

Udhëheqësi i ekstremit të majtë në Francë, Jean-Luc Melenchon, sfidoi rivalen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke deklaruar se do të konkurrojë në të njëjtën zonë me të, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Franca aplikon një sistem në të cilin deputetët ballafaqohen midis tyre në zonat zgjedhore. Në një deklaratë, Melenchon deklaroi se do të përfaqësojë klasën punëtore në Henin-Beumont, pranë Kalesë, ku Le Pen banon dhe konkurron.

Përfaqësuesja e ultranacionalistëve të Frontit Kombëtar, Le Pen, fitoi më shumë se 30 për qind të votave të qytetit të saj në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat Melenchon u rendit i katërti në Beumont.

“Do të zhvendosem të konkurroj përballë Le Pen, pasi kjo betejë ka një rëndësi kombëtare dhe gjithashtu një rëndësi kontinentale, pasi të gjithë sytë e Europës janë drejtuar kah ne”, deklaroi Melenchon, përpara mbështetësve të tij.

“Në këtë betejë, janë dy vizione për zgjidhjen e krizës që do të përballen. A është problem tek emigrantët apo tek bankierët? Për ne, ai është tek bankierët”, deklaroi Melenchon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›