E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta kunder PE-se Protesta per te rrezuar qeverine

Gjinushi Hapja e kutive jo pambarimisht

E majta shqiptare pozicionohet kunder rezolutes se Parlamentit Evropian qe ne vend te protestave ne rruge te dialogoje me mazhorancen qeverisese per zgjidhjen e ngercit politik. Kryetari i socialdemokrateve Skender Gjinushi kerkoi dje rikthimin e opozites ne protesta popullore pasi sipas tij negociatat per transparencen nuk mund te zgjasin pergjithmone. Cdo gje varet edhe nga koha. Hapja e kutive nuk mund te kerkohet pambarimisht. PE kur nxori rezoluten nuk hodhi nje platforme per ta zbatuar ne ne negocime por mbylli negociatat tona - tha Gjinushi. Sipas kreut socialdemokrat hyrja ne zgjedhje me vote te pasigurt do te ishte nje humbje e sigurt per te majten. Ka zgjedhje te standardit pastaj shtrohet pyetja hyn apo nuk hyn ne zgjedhje. Ne qofte se ve kusht ne emer te qytetarit se duhen zgjedhje te standardit ky eshte qendrimi me konstruktiv me realist dhe i detyruar i opozites shqiptare - tha Gjinushi.

Kercenimi i Rames KQZ te mos djege fletet e votimit

Sipas kryetarit te PS-se Edi Rama situata e veshtire qe kalon vendi i ka rrenjet tek vjedhja e votave dhe se e vetmja rruge per ta ndryshuar kete jane protestat. Gjate nje takimi me bazen e Elbasanit Rama ftoi qytetaret te behen pjese e kesaj perpjekjeje per rivendosjen e demokracise dhe drejtesise ne vend Si mund te tolerohet me kjo qeveri dhe qeverisje Si mund te pranohet qe ne Shqiperine e 1 milion te papuneve nje minister te deklaroje 1.8 milione euro fitim. E verteta e hidhur eshte se qeverisja ka falimentuar. Qeveria eshte kthyer ne sipermarrje fitimprurese. E keqja i ka rrenjet tek pamundesia per te vendosur me vote. Cdo dite rrit borxhet e vendit duke mbyllur rrugen e femijeve tane. Cdo dite qe kalon thellon plaget e vendit qe po behet copa-copa nga babezia e nje pushteti qe vodhi votat per te vjedhur te gjithe Shqiperine - deklaroi z. Rama. Ai beri thirrje per rivendosjen sipas Rames te demokracise duke thene Te ndertojme nje qeveri bazuar ne transparence qe respekton drejtesine per tiu pergjigjur drejt kerkesave dhe ankesave te njerezve pa genjeshtra per te mbuluar krizen per te gjitha keto arsye ju ftoj te beheni ne cdo vend zedhenes te domosdoshmerise per te larguar Berishen te ndalim kete force abuzive qe po shkaterron familjen e cdo shqiptari qe nuk jeton ne familjen e Sali Berishes. Rama kercenoi me tej se ne rast se KQZ djeg fletet e votimit Kryeministri Berisha djeg karrigen e pushtetit. Rama permendi deklaraten e kreut te deputeteve socialiste Gramoz Ruci ne lidhje me mundesine e djegies se fleteve te votimit te paralajmeruar nga kryetari i KQZ-se duke thene se kjo do te ishte jo thjesht prova me e mire e vjedhjes se zgjedhjeve por do te shenonte edhe fundin e pushtetit te Sali Berishes Ne demokraci pushteti merret me vote dhe mbahet me pune. Ky pushtet nuk eshte marre as me vote dhe ky pushtet nuk mbahet me pune. Po pergjigjem me nje fjali Nese ai vertet djeg kutite perfundimisht verteton katerciperisht qe ne pushtet ka ardhur me vota te vjedhura pra djeg proven. Djegia e kesaj prove nuk eshte thjesht djegia e ca fleteve. Por ne i themi ketu nga Elbasani se ate dite qe do te vendose te djege fletet e votimit do te djege karrigen e tij ne pushtet me hirin e ketyre votave te vjedhura - u shpreh z. Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›