Paloka PS tenton t039i percjelle akuzat tek PD

Deputeti i PD-se Edi Paloka deklaroi dje ne Kuvend se akuzat per korrupsion ndaj kryetarit te PS-se Edi Rama tentojne te percillen tek mazhoranca. Gjate debatit te lire parlamentar Paloka pasi perseriti akuzat per afera korruptive ndaj Mister 20-shit ne dhenien e lejeve te ndertimit si kryetar i Bashkise se Tiranes tha se ne PS pranohet se Rama eshte i korruptuar por thuhet edhe se ai punon. Per deputetin Paloka ky eshte nje mentalitet i gabuar. Tashme me deklaratat e fundit qe po perhap karshi perfaqesuesve te mazhorances Rama synon te tregoje se korrupsioni nuk eshte vetem ne bashki por dhe ne qeverisjen qendrore - deklaroi Paloka.