E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harxhi ne Gjermani Javet na ndajne nga levizja e lire

Zv. ministrja e Puneve te Jashtme znj. Edith Harxhi e cila gjendet ne Gjermani per nje vizite pune zhvilloi nje takim me z. Ruprecht Polenz kryetar i Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme si dhe me anetare te tjere te ketij komisioni. Gjate ketij takimi u diskutua per procesin e liberalizimit te vizave anetaresimin ne BE rezoluten e fundit te OKB-se per Kosoven si dhe zhvillimet e tjera ne rajon Bosnje-Hercegovine Maqedoni etj. Lidhur me liberalizimin e vizave z. Polenz shprehu bindjen se tashme kane mbetur vetem pak jave nga miratimi ne Parlamentin Evropian dhe se deri ne fund te ketij viti shqiptaret do te mund te levizin pa viza ne zonen Shengen. Zbatimin me rigorozitet te ketij procesi z. Polenz e konsideroi edhe si nje test per Shqiperine qe do te kete impakt edhe ne negociatat per anetaresimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu ne takim u fol gjate edhe per negociatat e ardhshme mes Serbise dhe Kosoves situaten paraelektorale ne Bosnje-Hercegovine si dhe u vleresua roli i Shqiperise si promotor i bashkepunimit paqes dhe stabilitetit ne rajon. Nga ana e saj znj. Harxhi falenderoi Komisionin per Politiken e Jashtme te Bundestagut per ndihmen qe i ka dhene Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave per ndihmen ekonomike dhe investimet qe Gjermania vazhdon ti levroje Shqiperise si dhe per iniciativat e fundit te ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle ne lidhje me rezoluten e OKB-se per Kosoven.

Gjate paradites se djeshme znj. Edith Harxhi zhvilloi nje takim edhe me z. Nikolaus Graf Lambsdorff i ngarkuar per Evropen Juglindore dhe Turqine ne Ministrine e Jashtme te Gjermanise. Ne kete takim u trajtua gjeresisht gjendja ne rajon vecanerisht ne Kosove pas shpalljes se opinionit te GJND-se dhe miratimit te rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Pala gjermane vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon duke e cilesuar si rol te matur dhe shume pozitiv. Znj. Harxhi falenderoi Gjermanine per kontributin qe po jep ne zhvillimin e Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor ne pergjithesi.

Zv. ministrja e Puneve te Jashtme znj. Edith Harxhi vazhdon viziten e saj ne Gjermani dhe merr pjese ne konferencen Sfida dhe perspektiva per Bosnje-Hercegovinen organizuar nga Instituti Aspen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›