Vdekja dhe ngjallja e shkrimtarit

Jane tri sende qe duken shume larg njeri-tjetrit zogu paraja dhe poezia. Sado te largeta ne dukje ato i bashkon dicka. Edhe zogu edhe paraja edhe poezia tremben lehte e marrin arratine. A kthehen me Dhe si mund te kthehen Kjo eshte ceshtja. Per parane nuk di me fole. Per zogjte pak. Per krijimtarine letrare po mund te shfaq mendime.
Gjate jetes kam hyre tri here ne dialog me letersine. Per kete dialog skam marre ndonje vendim paraprak. Me ka prire instinkti kam degjuar nje thirrje te brendshme.
Ne nje liber te botuar keto kohe thuhet se shkrimtari shqiptar Adem Demaci i njohur ndryshe si Mandela i Kosoves fitues i cmimit Saharov kur ishte ne burgjet e ish-Jugosllavise beri divorc me te shoqen. Arsyeja Te pakten keshtu e zbuste perndjekjen qe po u behej gruas dhe femijeve per shkak te tij. Edhe marredheniet e mia me letersine i ngjajne nje dashurie te madhe qe pasohet nga nje divorc formal dhe perfundon me nje pajtim plot mirekuptim.
Por duke paguar nje cmim jo te vogel shume kohe e humbur.
1.
Luis Borges thote se libri eshte nje menyre me te ba te lumtur. Nuk e di nese libri te ben te lumtur por te pakten libri te ben me u ndie me i lire. Sidomos ne nje shoqeri pa liri.
Isha i vogel dhe lexoja librat e vellezerve te mi. Keshtu me dukej se rritesha me shpejt dhe u ngjaja vellezerve. Por edhe sepse libra per femije kishim pak. Edhe libra bashkekohore per te rritur skishim shume. Letersia evropiane e qindvjeteshit te njezete ishte e ndaluar. Nuk kalohej tej Balzakut Getes a Tolstoit. Ne shkolle viheshim ne gare kush do te lexoje librin me te trashe. Une lexova romanin e nje shkrimtari rumun rreth 800 faqe me titull Etja. Lartesonte kolektivizimin sipas modelit stalinist.
Shume gjera te keta libra te trashe si kuptoja. Por me ndodhte qe thosha nje liber si ky mund ta shkruaj edhe une. Vecse kete fshatar qe e do token e vet sdo ta kisha burgosur dhe kete vajze sdo ta kisha cuar ne lufte se eshte shume e bukur.
Ne qytetin tim te feminise binte bore shume. Qyteti izolohej per dy-tri jave ose me shume. Njerezit shpresonin me u davarite rete qe te vinte ndonje helikopter me sjelle posten dhe barna. Edhe une shikoja nga qielli. Mendoja se helikopteri do te sillte gazeten letrare te rinise ku duhej te ishin botuar vjershat e mia. Vjershat qe shkruaja nuk i ngjanin njera-tjetres. Here kishin dicka nga rapsodet e nga eposi i lashte te vendit tim here nga poetet romantike e me shume nga poetet shqiptare te realizmit socialist qe citonin Majakovskin Dhe kenga dhe vargu eshte bombe e flamur. Kete gjedhe na e keshillonin ne shkolle.
Isha student ne UT kur dergova per botim permbledhjen e pare poetike. Ne Tirane kishte vetem nje shtepi botuese ajo ishte shteterore. Ne syte e shkrimtareve porta e saj ishte si shpella e Ali Babes. Mjaftonte me botue nje liber atje per tu quajtur zyrtarisht shkrimtar. Por botimi ishte i veshtire kalonte neper shume filtra. Librin tim me poezi e mbajten me shume se nje vit pa me kthyer pergjigje. Ne redaksi paskesh pasur mospajtime. Nje pale thoshin nuk mund te botohet vargjet jane shume te lira nuk permenden fitoret socialiste nuk permendet udheheqesi. Pala tjeter thoshin eshte liber premtues ka freskine e moshes. Thone se Zoti kur do me ndihmue dike shfaqet ne formen e rastesise. Rastesisht dikush ne shtepine botuese propozon me ia cue librin Ismail Kadarese per te marre gjykimin e tij. Vleresimi i Kadarese qe shpetimtar libri im me poezi doli menjehere nga shtypi. Kishte nje titull te pafajshem Zhurmojne ujevarat.
Keshtu faza e pare e dialogut tim me letersine u mbyll gezueshem kur isha 20 vjec.
2.
Mos u gezo o i gezuar mos u hidhero o i hidheruar thuhet ne Bibel.
Marredheniet e mia me letersine sapo kishin filluar kur ia behu krisja e madhe. Pas studimeve u emerova gazetar ne te perditshmen kryesore te vendit. Puna ne ate gazete ishte e rendesishme per karrieren dhe per te mbijetuar si intelektual. Por puna ne ate gazete ishte e frikshme. Per nje fjali ose per nje fjale te vetme qe diktatori mund te quante politikisht te papershtatshme mund te fluturonte koka. Jo vetem ty gjithe familjes e fisit. Madje edhe nje lapsus mund te shnderrohej ne fatalitet.
Brenda meje jetonin dy miq e aleate te ngushte shkrimtari dhe gazetari. Papritmas keta aleate u shnderruan ne armiq per vdekje. Gazetari nxori shpaten. Nuk ka vend per te dy ne kete tmerr energjite krijuese duhen perqendruar ne nje fushe te vetme per te mbijetuar i bertiti gazetari shkrimtarit. A nuk e sheh se une dite e nate eci ne teh te briskut klithte gazetari. Ne keto kushte flirti me poezine eshte luks eshte dashuri ne kohe te koleres poezia mund tu ngjaje sirenave te Odisese. Ose ti ose une vijonte gazetari pa ofruar asnje kompromis per binjakun e vet enderrimtar shkrimtarin.
Shkrimtari u tremb. Gazetari fitoi mbi shkrimtarin dhe vazhdoi i vetem udhen e frikshme neper teh te briskut. Miqte e mi te letrave me qortonin. Ke shume poezi te derdhur neper reportazhet e pershkrimet tua me thoshin pse i djeg motivet poetike Kete ngjarje qe e ke pershkruar mund te shnderrosh ne roman me thoshin pse nuk ulesh me e shkrue
Une heshtja. Heshtja sepse vuaja. Nuk me ndahej dhimbja per dashurine e pare te madhe per letersine. E kisha braktisur. Ne vend te saj kisha perqafuar shemren gazetarine.
Mujshia e gazetarit mbi shkrimtarin zgjati rreth njezet vjet. Gjate kesaj kohe nuk botova asnje poezi tregim a roman. Nje roman qe fillova pa i kallezuar kujt nuk me eci. Personazhet pozitive sic quheshin neper librat e realizmit socialist me dilnin negative. Personazhet e tjera si bindeshin skemes. Me kthenin shpinen dilnin nga kornizat. Shanin mallkonin.
A thue gazetaria e kishte mbytur shkrimtarin brenda meje Une perfitoja nga prirja e njohur e vrasesit per tu kthyer ne vendin e krimit. Duke mos iu ndare gazetarit sa here kthehej ne vendin ku ai kishte vrare shkrimtarin i beja homazh shkrimtarit te vrare brenda meje. Thelle-thelle nuk bindesha se shkrimtari kishte vdekur. Ia ndieja rrahjen e dejve. Ia ndieja nje frymemarrje te venitur si frymemarrja e njeriut te mbuluar nen bore. A mund te ngjallej shkrimtari Vitet qe shkonin nuk ishin ne favor te ngjalljes. Vendi im ishte i teri nen bore. Nen diktature.
Dialogu im i dyte me letersine u mbyll me deshtim. U mbyll me shkrimtarin e vrare brenda meje. Ngushellimi i vetem ne krijimtari me mbeti publicistika. Smund te them se se doja edhe publicistiken. Njeriu mund te kete jo vec nje dashuri ne jete. Per me teper drejt gazetarise me kishte prire dashuria per letersine. I konsideroja shume te aferta.
3.
Perseri mos u gezo o i gezuar mos u hidhero o i hidheruar thuhet ne Bibel.
Ne fillim te viteve nentedhjete kur vendi im kishte hyre ne rrugen e Lirise mu duk se degjova trokitje te porta. Trokiste shkrimtari. Shkrimtari po rikthehej ne qenien time. Degjoja zhurmen e karriges e te tavolines se tij qe po i futnin brenda hamejte. I ndieja librat qe do te vinin.
E para kerkonte me u kthye poezia me sy te perlotur. Mi kishte falur te gjitha. Te mirekuptoj tha. Kur Atdheu se kishte gjetur veten e po ecte i detyruar neper nje rruge qe nuk ishte e tij edhe ti si qytetar i ketij vendi nuk mund ta gjeje veten me tha poezia.
Keshtu u hap dera per dialogun tim te trete me letersine.
Por dialogu i trete filloi me nje medyshje te madhe a mos jam teper vone Raca tekanjoze e shkrimtareve ben pyetjen ku ishe gjithe keto kohe U nise me ne na braktise gjate udhes. Ne tashme e kemi percaktuar protokollin e vlerave ti nuk je perfshire aty. Se dime a ka vend per ty ne hierarkine e letrave.
Makiaveli ka shkruar se suksesi nuk eshte kurre i garantuar. Jo vetem per princin. Instinkti me shtynte me ece perpara. Ktheva syte nga emra te medhenj te botes se letrave per te gjetur nje shprese ku me u kape. Fituesi i cmimit Nobel Hose Saramango me dha zemer. Nuk eshte kurre vone me thoshte pervoja e tij. Librin e pare me vlere une e kam botuar kur isha afer gjashtedhjete vjec. Ti je dyzet. Never say never.
Brenda meje shkrimtari paskesh qene ne nje lloj vdekjeje klinike te gjate ose le ta quajme koma. Liria e ktheu ne jete. E ktheu ne jete dhe e mbushi me energji. Ne rreth 20 vjet te vendit tim ne liri kam shkruar romane permbledhje me poezi libra me ese e me analiza politike. Kam hartuar edhe nje Fjalor te Gjuhes shqipe me 41 mije fjale te cilat nuk gjinden ne fjaloret e hartuar nga akademia e shkencave e vendit tim.
4.
Per shumekend kjo pervoje rishtron pyetjen e njohur per raportet e shkrimtarit me diktaturen. Domethene a mund te behet letersi e njemendte ne nje regjim totalitar
Ismail Kadare i ka dhene pergjigje kesaj pyetjeje me korpusin e vepres tij te madhe. Neper disa ese e intervista ai e ka shtjelluar edhe menyren e funksionimit te mekanizmave krijues te shkrimtarit ne diktature. Pervoja e tij tregon se mund te behet letersi edhe ne diktature sic mund te behet edhe ne burg. Madje letersi e madhe
Por historia kallezon edhe te kunderten. Ne Shqiperi eshte shume i njohur nje poet i lirikave te holla te dashurise Lasgush Poradeci. Ka shkruar ne vitet tridhjete te qindvjeteshit te shkuar. Eumlshte vleresuar si nje prej poeteve me te shquar te Evropes ne ate dhjetevjecar. Ky poet vezullues jetoi edhe afer 40 vjet pas Luftes se dyte ne diktature dhe nuk shkroi me asnje varg. Zogu i poezise se tij u tremb e su kthye me kurre. Poeti mbijetoi vetem duke perkthyer klasike te medhenj te letersise boterore.
Divorce me krijimtarine per nje kohe te caktuar u kane ndodhur edhe gjenive. Dostojevski pat kaluar neper dhjete vjet te dhimbshme heshtjeje letrare per shkak se nuk hyri ne rrethin revolucionar te dekabristeve. Pas dhjete vjetesh te tilla Dostojekvski sic thote Mario Vargas Llosa u detyrua ta risajonte veten si shkrimtar.
Me sa duket pergjigja e pyetjes a mund te besh letersi ne nje regjim pa liri eshte sa e pergjithshme aq edhe individuale. Domethene ka shume pergjigje per kete pyetje.
Ne letersine boterore njihet i ashtuquajturi brez i humbur i perfaqesuar me emra te medhenj si Hemingueji Fitzxheraldi Remarku etj. Ne rinine time e kishim veshtire me e kuptue pse keta shkrimtare quheshin brez i humbur. Ne fund te fundit cka humbi brezi i tyre - pyesnim me dyshim njeri-tjetrin. Pasi kapercyen zjarrin e Luftes ata qe ne Perendim mbijetuan dolen ne drite. Pavaresisht nga idealizmi i tyre vlerat themelore u zhvilluan e u pasuruan ne shoqerine perendimore. Ndersa ne vendin tim si dhe ne vende te tjera me komunizem te imponuar humbja vazhdoi gjate shume gjate. Ajo la vraga te thella ne historine e vendit ne jeten dhe ne shpirtin e njerezve.
Me kete shpjegohet pse ne librat e mi disa ende te pabotuara ka shume drame e madje tragjedi. Ne se do te me pyeste dikush ku e fut prozen tende une do te thosha se jane libra ekzistencialiste.
Diskutim i mbajtur ne mbremjen e Aleances Franceze te Bernes me teme Ambasadoret shkrimtare 14 shtator 2010 ne pranine e diplomateve dhe intelektualeve te ndryshem frankofone te kryeqytetit helvetik autori ishte njeri nga dy folesit kryesore paneliste.