E marta me aksidente humbin jeten dy persona

Një 45-vjecar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Morinë-Kukës. Gazmend Korbi ka qenë duke udhëtuar nga Kuksi drejt Morinë, por si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur. Goditja ka qenë mjaft e fortë; cka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 45-vjecarit dhe plagosjen e rëndë të dy pasagjerëve të tij.
Një furgon me tetë pasagjerë është aksidentuar në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Balldre ku furgoni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i tij. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i furgonit Tonin Tafili si edhe pasagjerja Irena Mariçaj, ndërsa një tjetër pasagjer është plagosur më lehtë. Nga hetimet e policisë rrugore rezultoi se shkak i këtij aksidenti ka qenë drejtimi i automjetit me shpejtësi të madhe.
F.Tota&L.Kokaj