E Diel, 1 Nëntor 2026

“E martuar me një të panjohur”, humor dhe të qeshura pa fund në teatrin “Zihni Sako”

Në një sallë të tej mbushur, publiku qeshi, duartrokiti dhe u përfshi në çdo skenë të komedisë “E martuar me një të panjohur.

Vepra, me autor Aldo De Benedetti, u soll në skenën e teatrit Zihni Zako  nën regjinë e Aleksandër Kondit në një lojë aktorësh plot ritëm, spontanitet dhe komunikim të ngrohtë me publikun.

Pas shfaqjes ata ndanë emocionet e një mbrëmjeje ku arti dhe e qeshura u bashkuan në mënyrën më të bukur.

“Unë e shkel për herë të parë me interpretimin e personazhit të Klotildës, ishte një publik shumë i ngrohtë, më fali shumë të qeshura. Uroj dhe shpresoj që teatri i Gjirokastrës të bëjnë bashkëpunime të tjera”, u shpreh aktorja  Delinda Disha.

“Ky ishte një rol ndryshe nga gjithë të tjerët, kam provuar ndjesi që në jetën tonë të përditshme nuk mund ti provojmë sepse skena e ka këtë fat”, tha aktorja Ledja Celi.

Për regjisorin Aleksandër Kondi, komedia nuk të bën vetëm të qeshësh, por  të reflektosh për marrëdhëniet, për besimin dhe për mënyrën si ndonjëherë jeta luan rolet e veta me ne.

“Pashë një sallë plotë dhe mendoj që shfaqja shkoi shumë mirë. Publiku e përtypi në mënyrë të mrekullueshme shfaqjen dhe e bë pjesë e saj”, tha regjisori Aleksandër Kondi.

Me argëtimin dhe reflektimin krah për krah, teatri vazhdon të tërheqë publikun gjirokastrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›