E Shtunë, 31 Tetor 2026

E masakrojnë para banesës

Barbaria ndaj grave në Shqipëri duket se nuk njeh më kufij. Brenda pak orëve janë shënuar dy krime të rënda.

Në mbrëmje një grua është qëlluar me thikë ndërkohë që hynte në banesë. 50 vjeçarja Asinja Krytha ka vdekur në spital, ndërkohë që kishte hyrë në sallën e operacionit.

Policia bëri me dije se gruaja është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë, gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte bashkë me dy fëmijët e saj, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia thotë se ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kryengritja”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›